Për shkak të ciklonit është ndërprerë edhe komunikimi me tragete midis Gjermanisë kontinentale dhe ishujve në Detin e Veriut. Shumë institucione arsimore nuk punojnë. Në vetë Hamburg janë përgatitur trena rezervë për metronë dhe autobusa shtesë në rast se rrjeti i transportit urban të qytetit do të hasë vështirësi.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, cikloni që goditi Gjermaninë do të jetë më i fuqishmi i disa dekadave të fundit.