Arkivi në total përmban rreth dy milionë fjalëkalime nga rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Gmail.
Ekspertët aktualisht nuk janë në gjendje të përcaktojnë se kur dhe cilët hakera i kanë vjedhur të gjitha ato fjalëkalime (arkivi plotësohej nga një IP-adress në Holandë). Nuk dihet gjithashtu nëse keqbërësit kanë arritur apo jo t’i përdorin ato fjalëkalime - ekspertët nuk e përjashtojnë një mundësi të tillë.