Gjykata e shpjegoi vendimin e vet me faktin se teksti i Deklaratës së Pavarësisë të Republikës së Moldavisë, në të cilën si gjuhë kombëtare është pranuar rumanishtja, ka përparësi ndaj Kushtetutës së Moldavisë, ku si gjuhë shtetërore njihet moldavishtja.

Kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të marrë në shqyrtim këtë çështje e dërguan përfaqësuesit e partisë liberale dhe asaj liberale reformiste të Moldavisë.