Aldo Rebelo theksoi se, ndër të tjera, deri në fund të këtij viti nuk do të jetë gati as stadiumi kryesor në Sao Paulo, në të cilin më 12 qershor duhet të luhet ndeshja e hapjes së Kupës së Botës 2014.

Përfaqësuesit e FIFA-s kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur autoritetet braziliane për kapërcimin e buxhetit të ndërtimit të objekteve dhe për vonesën serioze për sa i përket grafikut të përgatitjeve për Kupën e Botës.