Vladimir Putin vuri në dukje se nga amnistia mund të përfitojnë vetëm ata persona, të cilët nuk kanë kryer krime të rënda si dhe krime që lidhen me akte të dhunës ndaj përfaqësuesve të autoriteteve, veçanërisht atyre të organeve të zbatimit të ligjit. "Ne do ta finalizojmë këtë dokument së bashku me deputetët e Dumës Shtetërore të Rusisë. Vendimi duhet të jetë i balancuar dhe të synojë patjetër humanizimin e praktikës së zbatimit të ligjit", - theksoi Presidenti i Rusisë.