Komanda qendrore e trupave të brendshme siguroi se në këtë veprim nuk ka asnjë shkelje të ligjeve mbi policinë dhe trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Trupat e brendshme nuk marrin pjesë në asnjë shpërndarje të protestuesve, ato janë vetëm, siç është theksuar më parë, "mburojë njerëzore". Pra, detyra jonë sot për sot është garantimi i mbarëvajtjes së punës së organeve shtetërore dhe ruajtja e rendit publik", - siguroi Shefi i Departamentit ligjor të trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Dimitri Shetinin.