Zbuluesit e quajtën ishullin Jaja. "Kur filluam të diskutonim se kush e zbuloi i pari ishullin, të gjithë filluan të thonin "unë, unë, unë!" (rusisht "я, я, я!"). Dhe kështu pra u vendos që ishulli të quhej Jaja", - rrëfeu historiani-gjeograf Sergei Rrizhij.

Shkencëtarët besojnë se ishulli është formuar rreth gjysmë shekulli më parë si rezultat i proceseve gjeologjike. Disa dekada më parë një sërë ishujsh të kreshtës (vargut) së Novosibirskut u zhdukën nga harta për shkak të shkatërrimit të tokës. Ekspertët besojnë se njëkohësisht me shkatërrimin ka qenë i mundur edhe procesi i anasjelltë, rezultat i të cilit dhe u bë formimi i ishullit Jaja.