Këtë mendim e shprehu Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Radoslav Sikorsky, ndërkohë që ai mendon se Ukraina ndodhet në prag të falimentimit.

Radoslav Sikorsky tha se sheh 4 skenarë të zhvillimit të mundshëm të ngjarjeve në Ukrainë. Njëri nga skenarët: BE-ja do ta detyrojë Rusinë të heqë bojkotin tregtar në marrëdhënie me Ukrainën, çka do ta lejojë atë të marrë pak frymë. Skenari i dytë është shumë pak real - BE-ja, pavarësisht faktit që Ukraina nuk po reformon ekonominë e vet, do t'i japë asaj miliarda euro si ndihmë të shpejtë.

Radoslav Sikorsky quajti si opsionin më të mirë variantin që Ukraina të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në dhe të fillojë reformimin e ekonomisë së vet, gjë kjo që duhet të zhbllokojë ndihmën shumë miliardë dollarëshe të rezervuar për ukrainasit nga FMN-ja. Varianti tjetër i besueshëm, i përmendur nga Ministri, është anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Doganor në këmbim të uljes së çmimeve të gazit dhe dhënies së kredive të reja.