Rezultoi se në atdheun e tij, në Argjentinë, ai ka punuar si roje në një klub nate, është marrë me eskperimente në një laborator kimik dhe fitonte ca të holla duke pastruar dyshemetë derisa ato të shkëlqenin nga pastërtia.

Një punë e tillë, tha Papa, së bashku me mësimdhënien e mëvonshme të letërsisë dhe psikologjisë, i dha atij çelësin për të kuptuar se si t’i sillte njerëzit sërish në rrugën e kishës.

Duke qenë shtetas i Argjentinës, Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh nga Konklava (mbledhja e fshehtë e kardinalëve) në krye të Kishës Katolike në mes të muajit mars të këtij viti. Ai e quajti veten Papa Françesku në kujtim të Shën Françeskut të Asizit.