Diplomatët europianë shprehën gatishmërinë për të diskutuar çështjet e zbatimit të marrëveshjes, për të shpjeguar përfitimet e Ukrainës nga nënshkrimi i saj, por nuk pranuan të rishikojnë vetë tekstin e dokumentit.

Protestat masive të mbështetësve të integrimit europian në Kiev dhe rajone të tjera të Ukrainës po vazhdojnë që nga data 21 nëntor. Demonstratat filluan pas njoftimit nga ana e Qeverisë për pezullimin e përgatitjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe të qeverisë si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare në vend.