"Është e paqartë gjithashtu përse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përgjigjet për çështjet që lidhen me situatën në Kiev", - deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas përfundimit të takimit të Këshillit NATO-Rusi.

"Unë shpresoj se politikanët ukrainas do të gjejnë një mënyrë për ta kthyer situatën në brazdën kushtetuese. Ne mbështesim këtë qëndrim dhe bëjmë thirrje që askush të mos ndërhyjë në këtë situatë. Në logjikën e qëndrimit tonë ne nisemi nga fakti se kjo është çështje e brendshme e Ukrainës", - theksoi ai.