Shuma e marrëveshjes i tejkalon 3 milionë $, njoftoi të mërkurën Drejtori - Projektuesi kryesor i kompanisë, Valeri Pobezhimov.

Sipas njoftimit të Drejtorit të ndërmarrjes, bëhet fjalë për furnizimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes me 17 komplekse "Eleron-3SV", të cilët përfshijnë 34 avionë pa pilot.

Valeri Pobezhimov deklaroi se kompania ka në plan t’i zbatojë plotësisht detyrimet e saj sipas kontratës që para fundit të vitit 2014.