Në përputhje me Kushtetutën e Rusisë, Presidenti i vendit i drejtohet çdo vit Dhomës së Lartë të parlamentit me një mesazh mbi situatën në vend dhe drejtimet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Më parë Kryetari i shtetit nuk përjashtoi faktin se mesazhi i tij mund të përmbajë detyrat jo vetëm për vitin e ardhshëm, por edhe për një afat më të gjatë. Ai zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të fraksioneve parlamentare dhe të partive jo-parlamentare, duke u vënë veshin sugjerimeve dhe ideve të tyre, të cilat mund të përmbahen në mesazhin përkatës.