Sipas njoftimeve të mediave turke, ushtarët vunë re një grup njerëzish, që donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, dhe hapën zjarr mbi ta. Disa plumba kapën fëmijën. Ajo u dërgua në spitalin më të afërt në jug të Turqisë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Në ushtrinë turke shprehen me bindje se ushtarakët bënë vetëm disa të shtëna paralajmëruese. Ndërkohë që në komandë nuk mund të shpjegojnë dot faktin se si mori vajza e vogël plagë të shkaktuara me armë zjarri.