Marrëveshja u arrit në lidhje me festimin e ditëlindjes së mbretit Phumiphol Adunyadet (Rama i Nëntë), i cili më 5 dhjetor mbush plot 86 vjet.

"Ne reciprokisht jemi dakord të bëjmë lëshime për hir të atit tonë të madh, mbretit tonë", - deklaroi përfaqësuesi i qeverisë.

Opozitës nuk i është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me marrëveshjen. Televizioni njofton se tensioni në rrugët e Bangokut, ku po zhvillohen protesta antiqeveritare, tashmë ka rënë.