Dritat u fikën gjatë transmetimit televiziv të fjalimit të Presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

Nicolas Maduro sugjeroi se ky është një veprim i planifikuar nga jashtë dhe urdhëroi ushtrinë dhe forcat e sigurisë për të qenë në gatishmëri të lartë ushtarake.

"Unë vura në gatishmëri të lartë forcat e armatosura bolivariane. Është mbledhur komanda e lartë, sepse ne disponojmë informacion se do të ketë sulme të reja", - citojnë mediat lokale fjalët e Nicolas Maduro.

Por kundërshtarët e tij deklarojnë se kjo ndërprerje e energjisë elektrike është dëshmi e qartë e paaftësisë, pamundësisë së autoriteteve pushtetore për t'u përballur me problemet ekzistuese në ekonominë e vendit.