Kontrolli në zyrën e basteve u zhvillua në kuadër të çështjes (rastit) së mashtrimit. Hetuesit gjetën në kompjuterat e zyrës informacionin mbi zhvillimin e lojrave të paligjshme të fatit. Më pas në bodrumin e godinës u gjetën kafazët me këndezë, minj dhe kuti me buburreca. Rezultoi se po atje në kushte antisanitare të plotë jetonin punonjësit e objektit.

Detajet në lidhje me mashtrimin, për të cilin fillimisht dyshoheshin pronarët e objektit, nuk janë bërë publike.