Ngjarja e cilësuar si e paprecedentë nga Shefi i policisë islandeze, Haraldur Johannssen, ndodhi në kryeqytetin e vendit - Reikjavik. Një person i moshës së mesme për arsye të paqarta hapi zjarr kaotik me armë. Gjatë përpjekjes për ndalimin e tij nga efektivët e policisë ai bëri një rezistencë të ashpër, duke qëlluar me armë zjarri mbi policët dhe u plagos rëndë nga njëri prej tyre. Ai vdiq më vonë në spital.

Haraldur Johannssen i shprehu ngushëllimet e veta familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit, duke deklaruar se udhëheqjes së policisë dhe efektivëve të saj u vjen thellësisht keq për atë që ndodhi.