"Kjo është fitorja jonë e parë e vogël. Nesër në mbledhjen e Verhovna Rada çështja e parë që do të diskutohet do të jetë dorëheqja e qeverisë", - njoftoi të hënën në mbrëmje Kreu i partisë "UDAR" ("Goditja"), Vitali Kliçko.

Megjithatë për të shkarkuar qeverinë nga detyra, opozita në Parlament nuk ka vota të mjaftueshme. Kërkesën për dorëheqjen e qeverisë e nënshkruan 160 deputetë. Aktualisht Verhovna Rada numëron 441 deputetë, Partia Rajoneve (PR) në pushtet ka më shumë se 200 mandate.

Opozitarët i lidhin shpresat me votat e komunistëve, deputetëve të pavarur dhe të të larguarve nga PR-ja - të zhgënjyerve nga Presidenti Viktor Janukoviç.