"Unë do të rrëmbej Princeshën Elizabeth. Dhe kjo nuk është shaka", - përcjellin mediat belge fragmente nga letra anonime, e mbushur plot me urrejtje ndaj të huajve dhe myslimanëve, të cilët autori i konsideron si shkakun e vërtetë të gjendjes së vështirë ekonomike të vendit.

Shkolla, ku studion Elizabeth, është marrë nën mbikëqyrjen e përforcuar të agjentëve të sigurisë. Princeshës do t’i sigurohet edhe mbrojtje suplementare personale.