Pasi Verhovna Rada refuzoi të shkarkojë nga detyra qeverinë, njëri nga Liderët e opozitës, Arseni Jacenjuk, njoftoi se tani ata ia adresojnë kërkesat e tyre direkt Presidentit të vendit, Viktor Janukoviç.

Opozita kërkon që Presidenti me një dekret të vetin të shpërndajë Kabinetin e ministrave dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale në vend.

Pas fjalimit të Arseni Jacenjuk dhjetëra mijëra demonstrues të mbledhur në qendër të qytetit u drejtuan, duke anashkaluar ndërtesën e bllokuar të qeverisë, për tek administrata presidenciale dhe e rrethuan atë nga të gjitha anët.