Komuniteti kroat mendon se rock këngëtari 72-vjeçar në intervistën e vet për revistën "The Rolling Stone" i krahasoi përfaqësuesit e tij me Ku Klux Klan-in dhe nazistët.

Në një bisedë me gazetarët muzikanti foli për historinë amerikane dhe dallimet racore. Sipas fjalëve të Bob Dylan, afroamerikanët i "ndjejnë me erë" përfaqësuesit e Ku Klux Klan, sikurse hebrenjtë - "gjakun nazist", ndërsa serbët - "gjakun kroat".

Në nëntor muzikanti u nderua në Francë me Urdhrin e Legjionit të Nderit.