Rrugët që të çojnë për tek godina e parlamentit janë bllokuar nga dhjetëra autobusë, ndërkohë që vetë ndërtesa është rrethuar nga një kordon i dendur i forcave speciale të policisë.

Në sheshin përpara parlamentit nën mbrojtjen e policisë është organizuar një tubim i përkrahësve të partisë në pushtet, në të cilin janë mblodhur rreth 200 persona. Mitingu po zhvillohet nën moton "Kievi nuk është kryeqyteti i opozitës! Kievi është kryeqyteti i shtetit tonë". Deri më tani situata mbetet e qetë, nuk ka pasur përleshje.