"Unë u bëj thirrje të gjitha palëve konfliktuese që në çdo situatë të përmbahen nga përdorimi i dhunës dhe i forcës. Unë i bëj thirrje Ukrainës, si vendit që ka aktualisht presidencën e OSBE-së, të zbatojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të respektojë lirinë e fjalës dhe të tubimit", - thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Sipas fjalëve të tij, "shumë ukrainas në Kiev vazhdojnë të shprehen në mbështetje të vendosur të marrëdhënieve më të ngushta me BE-në".