"Për sa i përket rajonit të Transkaukazisë, Rusia kurrë nuk ka patur ndërmend të largohej nga kjo zonë, - theksoi Putin, i cili ndodhet tani me një vizitë në Armeni. - Në të kundërt, ne kemi ndërmend t’i forcojmë pozitat tona në rajonin e Transkaukazisë".

Putin gjithashtu theksoi se anëtarësimi i Armenisë në Bashkimin Doganor të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë "do ta forconte ndjeshëm potencialin e tij ekonomik".

Më parë, në shtator, autoritetet armene bënë me dije qëllimin e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Doganor. BE-ja shprehu pakënaqësinë në lidhje me këtë vendim të Erevanit.