"Gjithçka që po ndodh tani në Ukrainë nuk është e lidhur direkt me ndërveprimin me Bashkimin Europian. Ky është një proces i brendshëm politik, një përpjekje e opozitës për të destabilizuar pushtetin legjitim në vend. Ky nuk është një revolucion, por protesta të mirëpërgatitura, dhe u përgatitën ato, sipas mendimit tim, jo për ditët e sotme, për me pikësynim fushatën elektorale presidenciale të vitit 2015", - tha Putin.

Në këtë drejtim, sipas Putinit, "ajo që po ndodh në Ukrainë është një start fals i vogël në lidhje me rrethana të caktuara".