Përveç kësaj, Presidenti polak planifikon që të diskutojë së shpejti në një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç situatën e krijuar.

"Është koha për të menduar, është koha për t’u qetësuar, është koha për marrjen e vendimeve të mençura, për t'iu rikthyer negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit", - tha Komorowski.

Sipas mendimit të Presidentit polak, demonstratat masive dëshmojnë se ka një mbështetje të madhe publike për integrimin europian të Ukrainës.