Pjesa më e madhe e kolonës ndaloi para hyrjes kryesore. Njerëzit brohorasin "Banda - largohuni!". Grupe të veçanta të aktivistëve të opozitës kanë bllokuar të gjitha hyrjet në ndërtesën e qeverisë si dhe në ndërtesën e Bankës Kombëtare.

Në oborrin e ndërtesës qeveritare ndodhen autobusët me efektivët e forcave speciale "Berkut". Ata nuk kanë ndërmarrë ende veprime konkrete.