Sipas Pillay, tashmë është grumbulluar një sasi jashtëzakonisht e madhe dëshmish faktike të fajit të Bashar Al-Assad dhe rrethit të tij të ngushtë, dhe fjalë bëhet, në fakt, për prova të kryerjes së "krimeve shumë serioze".

Se për çfarë krimesh bëhet fjalë saktësisht, Pillay nuk preferoi të shprehet. Ajo nuk tregoi gjithashtu as se çfarë provash kishte parasysh. Navi Pillay njoftoi vetëm se dokumentet do të bëhen publike përpara gjykatës.