Mu në mes të Sheshit të Kuq janë vendosur dhjetra stenda për shitje, atrakcione dhe objekte të ndryshme argëtimi, në banakët e dyqaneve të vogla nën qiell të hapur tregtohen suvenire ruse, lodra të mrekullueshme për pemët e Krishtlindjeve dhe dhurata për Vitin e Ri.

Në shtëpizat përrallore gjithkush që dëshiron mund të pijë çaj të nxehtë të shoqëruar me palaçinka (krepë) me havjar, me kekë të vegjël me xhenxhefil dhe mjaltë. Në sheshin kryesor të vendit është instaluar një karuzel i madh dhe u hap pista e patinazhit në akull, e cila do të funksionojë madje edhe në natën e Vitit të Ri.