Të paktën 35 persona u shtruan në spital, dy të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit u bë bora me shi. Shoferët, që mbërritën deri në vendin e përplasjes së parë, nuk arritën të frenonin për shkak të akullit që kishte mbuluar asfaltin, duke shkaktuar kështu një aksident automobilistik me një shtrirje pothuajse 500 m.

Në këtë aksident u përfshinë 65 makina dhe katër kamionë. Në aksident u përfshi edhe një makinë policie. Qarkullimi i automjeteve në autostradë rifilloi 5 orë pas aksidentit.