Lista e emrave të përfaqësuesve të shtypit që janë plagosur u publikua në Facebook nga gazetarja ukrainase Zoja Kazanzhi.

Sipas informacionit që gazetarja mblodhi në media dhe rrjetet sociale, shumë gazetarë, fotografë dhe kameramanë janë rrahur nga efektivët e policisë. Shpesh herë kjo ka ndodhur pas kërkesave për të ndaluar xhirimin, në disa raste janë thyer edhe kamerat. Disa persona janë lënduar nga shpërthimet e granatave tymuese.