"Unë nuk do të jap dorëheqjen dhe nuk do ta shpërndaj parlamentin, pasi qeveria ime është kushtetuese, atë e ka zgjedhur populli tajlandez në zgjedhjet e përgjithshme. Ne nuk mund të pajtohemi me kërkesat e njëfarë grupi që nuk përfaqëson interesat e të gjithë popullit", - deklaroi Shinawatra në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Shinawatra, e cila mban edhe postin e Ministres së Mbrojtjes, deklaroi se forcat e armatosura do të mbeten neutrale në konfliktin politik dhe se do të kryejnë detyrën e tyre qytetare.