Pro ndalimit, sipas të dhënave paraprake, votuan gati 66% e votuesve.

Referendumi u zhvillua me përkrahjen aktive të Kishës Katolike Romake. Qeveria e qendrës së majtë dhe Presidenti Ivo Josipoviç kundërshtuan ndalimin e këtyre martesave. Megjithatë, për sa i përket çështjeve sociale Kroacia mbetet ende një vend konservator, ku kisha ende ka një pozitë të fortë, kështu që rezultati i votimit ishte i paracaktuar.