Sipas shpjegimit të Ministrisë së Mbrojtjes, izraelitët gjatë bombardimit nga territori sirian nuk u lënduan, "objektivi" që hapi zjarr mbi Izraelin u asgjësua.

Gjithashtu, sot në një fshat druzësh në Lartësitë e Golanit, që kontrollohen nga Izraeli, shpërtheu një predhë mortaje e lëshuar prej territorit sirian. Askush nuk u lëndua.

Formalisht, Izraeli dhe Siria janë në gjendje lufte, edhe pse në mes tyre është në fuqi armëpushimi.