Në bordin e raketëmbajtëses ndodhet aparati i aterimit me robotin eksplorues të Hënës "Yutu" ("Lepuri hënor"). Pritet që ia të gjendet në sipërfaqen e hemisferës veriore të Hënës në mes të dhjetorit.

Ky është roboti i tretë eksplorues i Hënës në historinë e kozmonautikës botërore që lëshohet drejt satelitit natyror të Tokës. Ai është i pajisur me mjete teknike të sofistikuara, duke përfshirë edhe një radar, çka i mundëson atij studimin e strukturës së dheut dhe kores së Hënës. Gjatë misionit në Hënë për herë të parë do të vendoset një teleskop.