Në një intervistë për shërbimin e lajmeve të kanalit televiziv "1+1" ai deklaroi se "përsa i përket tankeve - ky është një provokim ashiqar".

Pyetjes - nëse ai si Ministër i Mbrojtjes është angazhuar në zgjidhjen e situatës? - Lebediev iu përgjigj në mënyrë emocionale: "Sigurisht që jo. Ushtarakët aktivizohen në qoftë se vendoset gjendja e jashtëzakonshme në vend. Përderisa unë nuk jam në dijeni, atëherë nuk ekziston kjo gjendje e jashtëzakonshme".