"Për nga efikasiteti i vet në lidhje me disa parametra ajo nuk mbetet prapa armës bërthamore", - deklaroi Kryetari i shtetit rus në një takim kushtuar çështjes së zhvillimit të armëve me precizion të lartë.

Ai theksoi se në momentet aktuale një armë e tillë është bërë një element thelbësor i parandalimit strategjik jo-bërthamor. Presidenti shtoi se ushtria ruse po pajiset me raketa moderne me precizion të lartë.