Më parë ONAK-u miratoi një plan të detajuar për asgjësimin e arsenaleve kimike siriane, sipas të cilit të gjitha materialet për prodhimin e armëve kimike, përveç izopropanolit, do të transportohen jashtë vendit deri në 5 shkurt, ndërsa më të rrezikshmet - deri në fund të këtij viti.

Objektet e lidhura me arsenalet kimike siriane do të shkatërrohen në mënyrë të vazhdueshme duke filluar që nga 15 dhjetori i vitit 2013 e deri në 15 mars të vitit 2014.