Duke hedhur me zë të lartë parulla kundër qeverisë dhe duke vërshëllyer kalimtarët, ata marshuan në kolonë përgjatë njërës prej rrugëve qendrore të Bangkokut.

Me protestuesit u bashkua lideri i opozitës, ish-Kryeministri Abhisit Vejjajiva.

Më parë demonstruesit arritën të depërtonin në ndërtesën e shtabit të ushtrisë tajlandeze. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, ata rrethuan ndërtesën në përpjekje për të kuptuar se anë e kujt mbajnë trupat ushtarake. Komanda e Ushtrisë tajlandeze deklaroi se nuk do të mbështesë asnjërën nga palët kundërshtare.