Dekreti i Presidentit ka të bëjë me dezertorët, të cilët kaluan në krahun e opozitës.

Sipas shpjegimit të Ministrit të Drejtësisë Najem Hamad Al-Ahmad, vendimi për zgjatjen e afatit të veprimit të amnistisë u motivua nga dëshira për të krijuar mundësinë që atë ta shfrytëzojnë një numër sa më i madh i mundshëm i qytetarëve. Sipas fjalëve të tij, gjatë muajit të fundit autoriteteve u janë dorëzuar vullnetarisht mijëra njerëz.

Ekspertët në Damask theksojnë se amnistia është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fillimit të dialogut të gjerë kombëtar.