Ato janë: rivendosja e bashkëpunimit me FMN-në, rishikimi nga Bashkimi Evropian i kufizimeve tregtare të aplikuara ndaj Kievit, pjesëmarrja e Evropës në modernizimin e Sistemit të Transportimit të Gazit të Ukrainës, eleminimi i kontradiktave në bashkëpunimin ekonomik të Ukrainës me Rusinë dhe me vendet e Bashkimit Doganor.

Duke marrë fjalën në Samitin e "Partneritetit Lindor" ditën e premte në Vilnius, Viktor Janukoviç tha se ai shpreson për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në në të ardhmen e afërt.