Ekuipazhi dhe pasagjerët fatmirësisht nuk u plagosën, njoftoi një burim në Moskë i njohur mirë me situatën.

Incidenti ndodhi më 27 nëntor. Helikopteri që po fluturonte nga Kabuli në Gardez u qëllua nga toka. Në ajër ekuipazhi dëgjoi një zhurmë metalike. U morr vendimi që helikopteri të kryente ulje emergjente në aeroportin e Gardezit.

Pas uljes në korpusin e helikopterit u gjetën dy vrima plumbash. Dëmtime të tjera nuk ka.