Chisinau dhe Tbilisi presin të përfitojnë statusin e anëtarësimit të asociuar që vitin e ardhshëm.

Tema më e ashpër, më e mprehtë e Samitit mbetet çështja e Ukrainës. Një javë para fillimit të tij Kievi shtyu nënshkrimin e dokumentit, duke deklaruar se vendi nuk është gati ekonomikisht për një hap të tillë. Burimet nga vendet e BE-së gjithashtu lënë të kuptohet qartë se nuk do të bëjnë lëshime për Ukrainën për sa i përket kërkesave që ato parashtrojnë.