Teleskopët fiksuan në qendër të trupit qiellor një re pluhuri në vend të bërthamës së ndritshme.

"Është i trishtueshëm fakti që ajo u shkatërrua. Por nga pikëpamja shkencore ky është një fenomen i shkëlqyer: gjatë shpërbërjes së saj u emetuan substanca nga të cilat përbëhej kometa dhe ne mund të mësojmë më shumë rreth materies, nga e cila u formua Sistemi ynë Diellor", - theksoi gjatë një telekonference të NASA-s astronomi Phil Plait.

ISON fitoi nam si kometa më e shndritshme e dekadës së fundit.