"Ne jemi të gatshëm t’i presim ata qoftë edhe sot. Përfaqësuesit e tij na thanë se janë shumë të interesuar për ardhjen në Moskë, por u justifikuan se kanë gjithashtu një axhendë shumë të ngjeshur me udhëtime dhe takime të tjera. Unë mendoj se kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Sepse, siç e dini, më 20 dhjetor është caktuar të mbahet takimi që mund të jetë i fundit, përgatitor në Gjenevë. Dhe unë mendoj se është në interes të bashkëbiseduesve tanë, si përfaqësuesve të opozitës, ashtu dhe të Koalicionit Kombëtar, që të vijnë sa më shpejt që të jetë e mundur", - tha ai.