"Anëtarët e Këshillit u shprehën ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave dhe keqardhjen e thellë të gjithë atyre që u plagosën", - theksohet në deklaratën e Këshillit të Sigurimit për shtypin. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kujtoi se çdo akt terrorist "është një akt kriminal dhe i pajustifikueshëm, pavarësisht nga motivi, vendi dhe koha kur kryhen këto akte".

Si pasojë e goditjes me minahedhës të godinës së Ambasadës ruse në Damask të enjten mbeti i vrarë një shtetas sirian, ndërsa 9 të tjerë u plagosën, duke përfshirë edhe anëtarë të personelit të sigurimit të misionit diplomatik. Asnjë nga shtetasit rusë nuk u lëndua.