Gardhi me lartësi 3 metra po ndërtohet në një terren të pyllëzuar malor, ku është e vështirë që patrulla kufitare të monitorojë kufirin.

Në muajt e fundit në Bullgari ka patur fluks të konsiderueshëm të refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm. Që nga fillimi i muajit kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin më shumë se 11 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 10 mijë nga territori i Turqisë. U njoftua se në këtë mënyrë përpiqen për të lëvizur drejt vendeve të BE-së refugjatët sirianë.