Madje më tepër se kaq, organizata dëshiron të krijojë në Paris qeverinë në mërgim, e cila do të operojë paralelisht me autoritetet zyrtare.

Gazeta "Egypt Independent" njofton se tashmë janë bërë të njohur emrat e 25 ministrave, të cilët do të bëhen anëtarë të qeverisë në mërgim. Të gjithë ata ishin deputetë të Parlamentit që u shpërnda verën e kaluar. Aktualisht 10 prej tyre ndodhen të ngujuar në burgjet egjiptiane.