"Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të mos arrijnë deri në përdorimin e dhunës, të dëshmojnë respektin e tyre ndaj ligjit dhe të drejtave të njeriut", - deklaroi Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Martin Nesirky.

Ban Ki-moon i ka kërkuar qeverisë së vendit që të "respektojë të drejtën e popullit për demonstrata paqësore".